Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lundroni në këtë Seksion

Orieta Aliaj – Këshilltar

Orjeta Aliaj ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 14 Maj 1987.

Ka kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës ku dhe është diplomuar në vitin 2009. Prej Tetorit 2017, Orjeta zotëron titullin avokat dhe ka 11 + vite eksperiencë si juriste në tregun privat dhe administratën publike ku fushat e ekspertizës janë : Të drejtat e Njeriut, Barazia Gjinore, Të drejtat e Grave, Menaxhim dhe Koordinim Projektesh, Ekzekutimi i Kredive Bankare dhe titujve të tjerë ekzekutiv, të drejtat mbi përdorimin e tokës, zhvillimin e territorit, procedurat për lejet dhe licencat, shpronësimet dhe kompesimet dhe hartim legjislacioni.

Në vitin 2010 Orjeta është angazhuar si juriste në projektin “Studim mbi Gratë dhe dhunën ndaj tyre” si juriste pranë Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”; dhe prej vitit 2011- 2013 ka punuar në sektorin e përmbarimit privat.

Në vitin 2013, Orjeta ka punuar pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si specialiste legjislacioni përgjegjëse për këshillim, asistencë dhe mbikqyrje të punës së Agjencisë. Në vitin 2016, Orjeta u angazhua si juriste pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit ku ofroi mbështetje ligjore për të gjithë sektorët dhe drejtoritë deri në Shtator 2021.

Orjeta zotëron aftësi shumë të mira analitike dhe menaxhuese në fushën e komunikimit, menaxhimit dhe koordinimit të projekteve dhe marrëdhënieve me publikun. Është njohëse shumë e mirë e gjuhës italiane dhe asaj angleze. Aktualisht është këshilltare per median pranë Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.