Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lundroni në këtë Seksion

Orkida Jica – Këshilltar

Znj. Orkida Jica ka lindur më datë 21.02.1988. Ajo është juriste me eksperiencë 12 vjecare në fusha të ndryshme të së drejtës. Gjatë karrierës së saj ka punuar në sektorin privat dhe institucione shtetërore, po ashtu është trajnuar në vazhdimësi në fusha të ndryshme duke fituar një eksperiencë të spikatur përsa i përket analizimit dhe trajtimit të ligjeve si dhe rregullave institucionale.

Znj. Jica ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë e Integruar (Master Shkencor) në vitin 2010 dhe po ashtu mban titullin Avokate që prej vitit 2012. Zotëron shumë mirë dy gjuhë të huaja, Anglisht dhe Italisht.

Që nga mbarimi i studimeve është angazhuar në detyra që kanë patur të bëjnë me trajtimin e pronës, ndjekjen e cështjeve gjyqësore kryesisht në fushën e të drejtës civile dhe administrative dhe po ashtu si këshilltare ligjore në sektorin privat. Eksperienca e saj si këshilltar ligjor në sektorin privat, ka qenë në fushën e hartimit dhe monitorimit të kontratave dhe marrëveshjeve me palë shqiptare dhe me shtetësi të huaj si dhe bazë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë kohës në të cilën ka zhvilluar karrierën e saj, ka marrë pjesë dhe në trajnime të kryera nga institucione brenda dhe jashtë vendit mbi proceset zgjedhore, arsyetimin dhe argumentimin e vendimeve gjyqësore, mbi ndërmjetësimin, menaxhimin e Projekteve të fondit IPA, mbi sfidat e sigurisë kibernetike, marrjen dhe përdorimin e provave elektronike, mbi mbrojtjen e të dhënave personale, barazinë ligjore, ndëshkueshmërinë e krimit mjedisor, administrimin e shoqërive tregtare, Kodin e Punës të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit-punëmarrësit, ruajtjen ligjore e dokumentacioneve arkivë-protokoll, auditimi ligjor, përpilimin nënshkrimin dhe zbatimin e kontratave ligjore, procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, përmirësimet ligjore në prokurimet publike, parimet themelore të profesionit ligjor në Bashkimin Europian etj.

Në postin e Këshilltarit të Ministrit për çështjet ligjore mbi administrimin e tokave, znj. Jica vjen pas angazhimit që ka patur në sektorin e Auditit të Brendshëm të Agjencisë për Zhvillim Bujqësore dhe Rural.

Ajo është një nënë e përkushtuar e një djali 10-vjeçar.