Ministry of Agriculture and Rural Development

Me ministrat homologë nga vendet e Ballkanit, nën drejtimin e SWG, konfirmuam bashkëpunimin dhe parashtruam masat për të përballuar çdo shqetësim bashkarisht në lidhje me krizën e luftës në Ukrainë. Gjendemi përpara një situate të pa preçedentë gjeopolitike në të cilën një shtet ka sulmuar një shtet tjetër. Të dy me ndikim të rëndësishëm në tregjet botërore bujqësore.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ndjek në mënyrë të kujdesshme evolucionin e tregjeve dhe çmimeve që ndikojnë prodhimin bujqësor për të kuptuar sjelljen e tyre në vijimësi. Mbajmë të hapura të gjitha kanalet e komunikimit dhe do të zgjidhim problemet në frymën e solidaritetit dhe fqinjësisë së mirë. Jemi pranë fermerëve e punojmë me devotshmëri së bashku me operatorët e tregut për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjitha mallrave bujqësore, inputeve dhe furnizimeve.

Videoconference of the Ministers of Agriculture of the countries/territories of the Western Balkans, 9 March, 2022

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
{:}