Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka ndërmarrë nismën për promovimin e Kantinave te Verës me mbështetjen e projektit

“Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”   financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ.

Kantinat e Verës janë prioritet dhe konsiderohen si sektor me potencial të lartë zhvillimi, në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë.

Përmes kësaj thirrje, ne synojmë të identifikojmë dhe nxisim sipërmarrjet , që ofrojnë aktivitetet jashtë sferës së prodhimit, dhe që janë të hapura për vizitorët, të shprehin interesin me qëllim

promovimin e tyre mes platformave dixhitale bashkëkohore që do të zhvillohen në kuadër të kësaj nisme.

Ftohen të gjitha Kantinat e Verës ne Shqipëri të shprehin interesin për pjesëmarrje dhe regjistrim në aplikacion.

Kusht i domosdoshëm, është që Kantina e Verës të ofrojë për vizitorët të paktën një nga shërbimet e mëposhtme:

  • Kultivim Vreshti
  • Prodhim Vere
  • Veprimtari argëtuese/çlodhëse
  • Degustim Vere (te hapur per vizitoret)

Sipërmarrjet e interesuara për pjesëmarrje duhet të plotësojnë formularin e aplikimit sipas link-ut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf1acTCCLyQScy9a3z-LVIcpafYeShyq0GatyeJrKY5Z2yGHQ/viewform  

Afati i shprehjes së interesit është deri në datën 30.06.2020.

Ju inkurajomë të bëheni pjesë e kësaj nisme dixhitale për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale

{:}