Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe GIZ shpalli konkursin për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit.
Ky konkurs synon të nxisë idetë inovative mbi ideimin e një logoje unike për agroturizmin shqiptar, e cila do të shërbejë si një shenjë identifikuese dhe do të ofrojë një marketim sa më të mirë dhe më profesional të këtij sektori. Agroturizmit është në vëmëndjen e veçantë të qeverisë. Skema e Kombëtare e Mbështetjes Financiare e 2018-s, parashikoi masën mbështëse për agroturizmin në vlerën 2.5 milionë euro. Kjo masë ndikoi menjëherë në rritjen e numrit të agroturizmëve të hapura për vitin 2018, duke sjelle trefishimin e tyre në krahasim me vitin 2017. Gjithashtu qeveria shqiptare miratoi dhe paketën fiskale për Agroturizmin duke ulur TVSH –në 6%. Aroturizmi pritet t’i japë një zhvillim akoma dhe më të madh të gjitha zonave rurale që nuk kanë akses në det dhe në tregje bujqësore për shkak të pozicioneve të vështira gjeografike. Njëkohësisht ai shihet si një formë e diversifikimit ekonomik në zonat rurale dhe është një ndër projektet strategjike të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillmit Rural. Të gjithë interesuarit janë të ftuar të dorëzojnë propozimet e tyre nga data 9 Tetor deri në datën 31 Tetor 2018. Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Për më tepër detaje mbi proçedurën, dokumentacionin dhe kualifikimin e fazave të konkursit, klikoni linkun: http://www.bujqesia.gov.al/konkursi-per-perzgjedhjen-e-logos-se-agroturizmit{:}