Ministry of Agriculture and Rural Development

Viti 2021 ka nisur i mbarë për sektorin e bujqësisë. Eksportet bujqësore për muajin janar vijuan trendin rritës dhe të vitit 2020, duke shënuar rreth 122 përqind, më shumë se një vit më parë. Edhe këtë vit, produktet bujqësore më të kërkuara në tregun e huaj janë perimet, konkretisht domatet, agrumet, lakra, lulelakra. Në janar eksporti i tyre u dyfishua në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet e produkteve, domate, agrume, laker,lulelaker zunë 81 përqind të eksporteve në total, ndërsa në vitin 2020, eksportet e këtyre produkteve zinin 40.4 përqind.

Sasia e eksportit të agrumeve dhe e lakrës e lulelakrës, në janar disa herë më e madhe se e njëjta periudhë e vitit 2020. Kështu, në janar të vitit të kaluar u eksportuan 109 ton domate, 546 ton agrume dhe 835/ton lakër, lulelakër e rrepa. Janari i 2021 u mbyll me shifra më të larta të sasisë së eksportuar, 1811/ton domate, 2344 ton agrume,2470/ton lakër, lulelakër, rrepa.{:}