Ministry of Agriculture and Rural Development

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të konstatuar në kontrollet tona apo raportuar në numrin e gjelbër.

Aktualisht:

· po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës,
· po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes,
· po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës,
· është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët.

Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi
382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin.

Veterinerët zyrtarë të AKVMB kanë kryer vizita e kontrolle në të gjithë 63 stabilimentet shpendrritëse dhe deri tani nuk ka raste të dyshuara.

Nga kontrollet zyrtare në komplekset intensive të mbarështimit të shpendëve me drejtim për prodhimtarinë e mishit, rezultatët tregojnë se janë të pastra.

Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë.
Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpndëve të gjalë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.

Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive por dhe të gjithë territorit të shqipërisë janë në bashkëunim të ngushtë me ne për të ndaluar cdo tentativë të shkeljes së ligjit.

Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje.

Më lejoni të shfrytëzoj ekranet tuaja dhe këtë komunikim për tju drejtuar konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licensuar dhe produktet janë të kontrolluara.

Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit.

Në faqet e ministrisë së bujqësisë, autoritetit kombëtar të ushqimit si dhe të autoritetit kombëtar të veterinarisë mund të gjeni informacionin e nevojshëm në ueb-faqet tona zyrtare.

{:}