Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, i ftuar në konferencën e 14-të Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve “Europe 1918 – 2018 – 2118” në Salzburg, Austri, ka prezantuar programin kombëtar “100 Fshatrat”, si përgjigje inovative të qeverisë shqiptare për zgjimin e ekonomisë në zonat rurale.

Sipas ministrit Peleshi, ky program është dizenjuar në mënyrë të tillë që përmes ndërhyrjeve në përmirësimin e infrastrukturës, nxitjen e aktivitetit bujqësor dhe agroturistik, zgjimin e aktivitetit kulturor etj, të ndërtohen 100 modele që do të ngjallin entuziazëm dhe do të shtojnë shpresën e banorëve dhe sipërmarrësve për një të ardhme më të mirë.

“Pra, ne do të ofrojmë mbështetje për të gjitha aktivitetet në fushën e bujqësisë, si në agroturizëm dhe në prodhimet tipike të zonës dhe ato të traditës.”

Megjithëse Shqipëria është një vend me mundësi të kufizuar ekonomike, ajo ka mundur të ideojë dhe marketojë strategji dhe programe të tilla, të cilat do të nxisin ekonominë bujqësore dhe jo vetëm, por të kombinuara këto edhe me ndihmën e BE-së, nëpermjet programeve të granteve dhe subvecioneve, siç është rasti i programit “100 fshatrat”. Sipas ministrit Peleshi promovimi i këtij programi, i cili është bërë shumë i njohur për vetë fushat që ai prek do të arrijë të krijojë vende të reja punë, hapje tregjesh të reja dhe ajo çka është më e rëndësishme do ti japë mirëqenie fshatit.

Ky program synon krijimin e njëqind modeleve te shkëlqimit të fshatrave të së ardhmes. Duke dhënë pilulën për të sjellë më shumë shpresë dhe perspektivë në këto fshatra.

“… aspekti emocional është edhe më i vështirë, sepse ne duhet të ndërtojmë një entuziazëm në zonat rurale dhe këtë duhet ta bëjmë në kohën e të famshmëve” . është shprehur ministri.{:}