Ministry of Agriculture and Rural Development

Zv. Ministri Civici mori pjesë në ceremoninë hapëse të panairit të bujqësisë “Agrotech Expo 2023”, i cili do të mbahet gjatë datave 18 deri më 20 tetor, me një larmishmëri produktesh bujqësore nga ushqimi organik dhe agroturizmi deri te ambalazhimi dhe inovacioni në makineritë bujqësore.
Fokusi i këtij panairi është të bëjë bashkë sipërmarrësit e agrobiznesit në shqipëri me kompanitë e huaja nga vende si Kosova, Greqia, Spanja, Serbia, Holanda dhe Gjermania, të cilët janë të pranishëm në panair gjatë 3 ditëve.
Zv. Ministri vlerësoi cilësinë e produkteve që prezantohen në këtë panair si të njëjtë me atë të produkteve ndërkombëtare. Kjo vjen si sukses i politikave të qeverisë shqiptare në mbështetje të fermerit dhe përfshirja e teknologjisë dhe inovacionit në sektor, faktorë të cilët kanë ndihmuar në rritjen e cilësisë së prodhimeve dhe konkurrueshmërisë në tregjet e eksportit.

{:}