Ministry of Agriculture and Rural Development

Referuar rasteve të shfaqjes së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore në zonën e Belshit dhe Divjakës, nga vrojtimi në terren nga ana e ekspertëve të Mbrojtjes së Bimëve u konkludua se struktura e popullatës së karkalecave është e përbërë nga karkaleci italian dhe ai maroken (Dociostaurus maroccanus dhe italicus).

Është një dëmtues i zakonshëm dhe në kushte të veçanta mund të marrë formën e një pandemie, duke shkaktuar dëme në parcelat bujqësore. Është viti i dytë që ky insekt shfaqet në të njëjtat zona, duke krijuar kështu një habitat të tij. Për të marrë masat në kohë, AKVMB nëpërmjet Drejtorive Rajonale që prej vjeshtës së kaluar, ka njoftuar fermerët për masat që duhet të merren për të ulur infeksionin në zonat e identifikuara një vit më parë. Kultivuesit janë këshilluar që të bëjnë punime të thella të tokës dhe trajtimin e anëve të kanaleve, ku ky dëmtues vendos vezët. Ndërkohë, AKVMB ka krijuar një hartëzim të zonave të prekura nga karkaleci dhe rezulton se në zonën e Bashkisë së Belshit, kemi të infektuar një siperfaqe prej 1100 ha dhe në zonën e Bashkisë Divjakë 1000 ha. Rreth 10% e kësaj siperfaqeje totale, ka vatra të fazave larvare të ndryshme, nga stadi i parë deri në të katërtin.

Këto vatra janë me shumicë në kanale dhe mezhda në anë të parcelës, por në disa zona dhe në mes të parcelave të mbjella, kryesisht me jonxhë.
AKVMB ka përpiluar një plan emergjence për të ndërhyrë, duke zbatuar me përpikmëri protokollet e luftimit të këtij dëmtuesi. Koha për të kryer ndërhyrje është në datat 15 – 20 qershor. Ndërhyrja në këtë periudhë jep efektin e duhur për ta luftuar dhe për të ulur infeksionin jo vetëm për këtë vit, por edhe në vitet e ardhshme.

 

 {:}