Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=17423]

 

Në Berlin është duke u mbajtur panairi “Fruit Logistica”, një event i përvitshëm që vizitohet nga rreth 78 mijë persona. 👉Shqipëria përfaqësohet me 10 kompani prodhuese dhe eksportuese në Europë të frutave e perimeve.🇦🇱 Faleminderit “Tomato Al”, “Agro Iliria”, “Bio Trade”, “Lea 2011 shpk”, “Elkos Agrar”, “Dupi Frut”, “Adad Malore”, “Hatija shpk”, “AV Sakaj” dhe “Doni Fruit”, që jeni pjesë e këtij organizini dhe prezantoni prodhimet e tokës shqiptare.🍏🍐🍊🍇🍉🍓🥕🍒🍊🍋 Falë shijes së mirë, cilësisë dhe standardeve që produktet tona plotësojnë, interesi i tregut europian për frutat dhe perimet shqiptare ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Tregues domethënës për këtë fakt janë shifrat e eksportit dhe harta e gjerë e vendeve ku shiten sot këto produkte.👏 Bujqësia dhe agrobiznesi janë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, përmes së cilëve Shqipëria mund të krijojë avantazhe konkurruese në tregjet e huaja. 👍Kemi një klimë fantastike për prodhimin e frutave dhe perimeve të freskëta.💪 Jo më kot, kemi zgjedhur që të jemi në këtë panair me sloganin “Koha jonë e pranverës nis ndërsa pjesa më e madhe e Europës është akoma në ngrirje”🤗{:}