Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka mirëpritur në takim Ministren e Standarteve dhe Shërbimeve Milva Ekonomi. Gjatë këtij takimit, Krifca dhe Ekonomi ndanë ecurinë në bujqësi dhe zhvillimin rural. Në një postim në median sociale, Ministrja Krifca shkruan se kjo ecuri ka ndodhur mes veshtirësive, sukseseve, arritjeve dhe angazhimeve.
“Tanimë, drejt sfidave të reja që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon për eksportin e prodhimeve bujqësore. Gati me të gjithë energjinë dhe forcën për të bërë gjithçka duhet për të rritur prodhimin e asaj çka mund të japë toka e mirë shqiptare, ujërat e pasura që kemi dhe puna e përkushtimi i njerëzve tanë punëtorë”, përfundon Krifca.{:}