Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=18872]

Ministrja Ekonomi viziton nga afër argjinaturën mbrojtëse të Lumit Shkumbin

 

Gjatë ditës së sotme Ministrja Milva Ekonomi vizitoi nga afër situatën në argjinaturën mbrojtëse në Lumin Shkumbin, në afërsi të fshatit Cermë (Qarku Lushnjës), shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Divjakë  Fredi Kokoneshi dhe specialistët e DRUK Fier. Me gjithë daljen nga shtrati të lumit, situata ishte e mirëmenaxhuar falë investimit të bërë në dhjetorin e 2019 nga MBZHR në këtë argjinaturë, duke rehabilituar mbilartësimin deri në 1.5 m në një gjatësi prej 11.2 km.

Në fjalën e saj për këtë investim Ministrja Ekonomi tha: “Po monitorojmë nga afër situatën. Duket që investimi ka bërë të mundur mbrojtjen më të mirë të zonës. Realizimi i kësaj vepre, ka ndihmuar jo pak në këtë situatë të vështirë.”

 Ndërkohë edhe komuniteti aty pranë e ka pritur mirë këtë vepër e cila rezultoi efikase në mbrojtjen e tyre, të tokës bujqësore dhe të gjësë së gjallë. Vazhdimisht gjatë viteve të fundit kjo zonë ka patur një problematikë të theksuar me daljen Lumit Shkumbin nga shtrati.

{:}