Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=18790]

 

Ministrja Ekonomi tur takimesh në Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit

 

Siguria e mbrojtjes nga përmbytjet të banorëve dhe tokave bujqësore në fokusin e vizitave

 

Me marrjen e detyrës si Ministër I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi, nisi një tur takimesh në të gjithë vendin me Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK),  për t’u njohur me punën e bërë dhe nevojat që ata kanë. Në Fier Ministrja Ekonomi u prit nga drejtuesit e DRUK Fier dhe autoritetet lokale të cilët raportuan mbi gjëndjen dhe punimet rehabilituese që janë kryer deri më tani në funksion të përmisimit të hidrovoreve, kolektorëve dhe rezervuarëve me qëllim mbrojtjen nga përmbytjet. Në takim znj.Ekonomi vuri theksin në rëndësinë e koordinimit të të gjithë aktorëve lokal dhe qëndror, sidomos me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të garantuar furnizmin e plotë me energji. Ky rajon ka arritur të realizojë plotësisht planin e punimeve dhe po bashkërëndohet puna që edhe në vitin 2021 të vijojnë me ndërhyrjet kudo që do të lind nevojë duke marrë parasysh edhe situatën e reshjeve të shiut. Në Durrës Ministrja Ekonomi ishte prezente në mbarimin e rehabilitimit të argjinaturës bregdetare të Porto Romanos, e cila ishtë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Një investim prej 48 milion lekë nga buxhetit i shtetit tashmë do të mundësoi tashmë mbrojtjen nga përmbytja të banorëve të zonës dhe të tokave bujqësorë përreth. Vizitën përmbyllëse të javës Ministrja Ekonomi e zhvilloi në Balldren. DRUK Lezhë në takim prezantoi investimet që priten të ndodhin në këtë zonë për të rritur sigurinë e mbrojtjes nga përmbytjet. Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion në buxhetin e vitit të ardhshëm, 95 milion lekë për realizmin e projektit në mbrojtjen e tokës bujqësore nga grryerja e lumit Drin për zonën e Bërdicës. Ndërkohë një tjetër projekt në vlerën e 86 milion lekëve, është parashikuar të ndërhyjë në lumin Fan ku do të përfitojnë banorët në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë. Ndërkohë me rëndësi ishtë edhe vizita njohëse me gjendjen e hidrovorit të Balldrenit, ku specialistët e DRUK vlerësuan së rehabilitimi i tij do të garantojë mbrojtjen e 2,700 ha tokë bujqësore. Edhe gjatë këtyre takimeve Ministrja Ekonomi pati mundësinë të takontë nga afër Kryetarët e Bashkive dhe deputetët që përfaqësojnë këto zona.{:}