Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja Ekonomi takim online me përfaqësuesin e FAO në Tiranë: Vijojmë bashkëpunimin me projektet në fushën e ushqimit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim online me drejtorin e zyrës së FAO, Tiranë, Arben Kipi.
Ky është takimi i parë me përfaqësuesin e zyrës së FAO-s në Tiranë, pas marrjes së detyrës nga ministrja Ekonomi.
Në fokus të takimit, ishte thellimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh, që konsiston në vijimin e zbatimit të projekteve në fushën e ushqimit. Gjithashtu në takim, u diskutua dhe për Mnisterialin me temë “Sistemet Ushqimore dhe Dialogu i Nivelit të Lartë mbi proceset përgatitore të Energjisë”, ku do të marrë pjesë dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.{:}