Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ndoqi nga afër paraqitjen e 14 kompanive shqiptare te prodhimit te frutave, perimeve, verërave dhe mjaltit në panairin ndërkombëtar “AGRO BELGRADE” në Beograd, Serbi. Krifca, së bashku me homologun serb dhe të Maqedonisë së Veriut, u ndalën me eksportuesit tanë, biseduan në stendën e Shqipërisë për të identifikuar dhe lehtësuar problemet e mundshme të eksportuesve tanë.

Interesi i madh i mediave rajonale gjatë panairit tregoi dhe njeherë avantazhet konkuruese të kompanive shqiptare për tu pozicionuar fort në tregun rajonal në eksportin e frutave dhe perimeve ku avantazh konkurrues është hershmëria, standarti i lartë në cilësi dhe paketimin e duhur.
Kjo pjesëmarrje për bizneset do të thotë mundësi të reja të lidhjeve të kontratave në tregje më të mëdha për të siguruar të ardhura më të larta për kompanite dhe fermerët shqiptarë. Pjesë e agjendës në Beograd ishte dhe vizita në një magazine doganore ku ministrat panë nga afër lehtësitë e procedurave sipas marrëveshjes Open Balkan.

[metaslider id=20798]
{:}