Ministry of Agriculture and Rural Development

Sot, më 2 korrik 2021, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Milva Ekonomi, zhvilloi një takim të Grupit Tematik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural me Partnerët për Zhvillim. I kryesuar nga Ministrja Ekonomi dhe i bashkëkryesuar nga përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Z. Andrea Vera dhe përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane, Znj. Judith Hoffman, takimi i Grupit Tematik mblodhi së bashku Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe partnerëve për zhvillim. Takimi u përqendrua në arritjet dhe në sfidat e sektorit të bujqësisë.

Në fjalën e saj të hapjes, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Milva Ekonomi theksoi rolin që Mekanizmi i Menaxhimit të Integruar të Politikave luan për zhvillimin e kornizës strategjike dhe politikave që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe si një forum i rëndësishëm për dialog thelbësor midis Qeverisë dhe partnerëve të saj për zhvillim.

Ministrja Ekonomi u përqendrua në disa nga arritjet kryesore, duke nënvizuar mbështetjen për fermerët e regjistruar në të gjithë vendin duke u siguruar atyre naftën pa akcizë. Ky ishte një tjetër premtim i mbajtur nga qeveria. Disa arritje të tjera për sektorin e bujqësisë të theksuara nga Ministrja përfshinijnë: rritjen e qëndrueshme të sektorit bujqësor në drejtim të prodhimit, të ardhurave dhe treguesve të punësimit; rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore dhe të peshkimit; infrastrukturën e përmirësuar të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet; si dhe rritja e mbështetjes së financimit për fermerët dhe agrobizneset përmesfondeve të IPARD, ose Fondit Kombëtar të Garancisë Bujqësore, ose stimujve të tjerë fiskalë të mbështetur nga qeveria dhe nga partnerët për zhvillim.

Lidhur me përparësitë për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitet e ardhshme 2021 – 2025, Ministrja Ekonomi theksoi synimin për të zhvilluar një sektor agro-ushqimor efikas dhe inovativ, në përputhje me kërkesat e tregut të BE, dhe që mbështet një jetë me cilësi të lartë për banorët e zonave rurale. Vizioni i qeverisë për transformimin dixhital të bujqësisë synon rritjen e diversifikimit dhe konkurrencës së fermerëve përmes promovimit të agroturizmit dhe dixhitalizimit në sektorin agro-ushqimor. Prioritetet e tjera të sektorit synojnë në: trefishimin e eksporteve bujqësore; dyfishimin e financimit të skemës kombëtare të subvencioneve; vijimësinë e mbështetjes së fermerëve përmes skemës kombëtare të naftës (dhe ulja e taksave); garantimi i aksesit në fondet e IPARD III; dhe konsolidimi dhe rritja e madhësisë së fermave duke siguruar qëndrueshmëri, konkurrencë dhe efikasitet.

Diskutimet u përqëndruan gjithashtu në procesin e hartimit të Strategjisë së re për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, duke i dhënë një dimension të ri përfshirjes së kontributeve nga të gjithë aktorët kryesorë dhe partnerët për zhvillim.{:}