Ministry of Agriculture and Rural Development

Zhvillimi i agroturizmit në zonat rurale përmes zbatimit të modeleve unike dhe të qëndrueshme të biznesit, bazuar në vlerat natyrore, kulturore dhe tradicionale, duke u diversifikuar nga aktivitetet tradicionale të bujqësisë, është një nga sfidat e qeverisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, ku në vëmendje ishte edhe certifikimi i njësive agroturistike.
“Me Blerinën dhe Shpresimin, nga Shoqata e Agroturizmit folëm për rëndësinë e këtij sektori si një model që përfshin të gjithë zinxhirin i vlerës, nga ferma në tavolinë. Shpreha gatishmërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me shoqatën, duke iu ardhur në ndihmë me nxitjen e certifikimit të njësive agroturistike”, u shpreh Denaj.
Sipas ministres, ushqimi është pjesë thelbësore e ofertës turistike shqiptare. “Së bashku do të punojmë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve shqiptare dhe promovimit të tyre përmes aktiviteteve lokale e ndërkombëtare”, tha Denaj.

Potenciali turistik i zonave rurale krijon mundësi shumë të mira për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar për turistët vendas e të huaj, në çdo stinë të vitit.
Investimet për sektorin e agroturizmit kanë pasur një interes përtej pritshmërive të parashikuara, ndaj ky sektor do të ketë vëmendje të shtuar në programet në vijim nga qeveria, u shpreh ministrja Denaj, teksa vuri në dukje se, “sot agroturizmet , që janë shtrirë kudo në zonat rurale dhe jo vetëm, janë pasuri të mëdha, që po kthehen në të ardhura të larta për njerëzit e fshatit.

{:}