Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.
Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për të rritur praninë e prodhimeve bujqësore “Made in Albania” në Austri.
“Diskutuam mbi nevojën për të rritur praninë e prodhimeve bujqësore “Made in Albania” në Austri, në veçanti të perimeve, duke i promovuar e zgjeruar mundësitë e eksportit për kompanitë shqiptare”, tha Denaj.

Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj është ndalur dhe tek projektet e reja që synohet të zbatohen me palën austriake në fushën e bujqësisë duke konsideruar të rëndësishme për palën shqiptare, shkëmbimin e eksperiencës në sektorin e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, vreshtarinë në kuadër të politikës së përbashkët bujqësore.
Për sa i takon zhvillimit rural në zonat malore, ministrja Denaj i kërkoi ambasadorit më shumë bashkëpunim për të përfituar nga eksperienca austriake për ngritjen e modeleve të suksesshme të bujtinave e agroturizmeve.

Në fund të takimit me ambasadorin Steiner u ra dakord për të vijuar komunikimin dhe avancuar më tej bashkëpunimin e nisur.
{:}