Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=15602]

 

Ministri Çuçi në Lushnje, nis ndërtimi i qendrës së grumbullimit bujqësor më të madhe në rajon

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në Lushnje për të parë nga afër kantierin e një investimi strategjik që po kryhet në sektorin bujqësor. Kompania lider në eksportin e prodhimeve bujqësore shqiptare, ‘Doni Fruits’, ka nisur ndërtimin e “Qendrës së grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve”. Janë 8 milionë euro që do të investohen në këtë qendër, e cila pritet të jetë më e madhja në rajon. Gjatë bashkëbisedimit me investitorin Burim Ahmeti, ministri Çuçi vuri theksin tek rëndësia që kanë pikat e grumbullimit si një hallkë e domosdoshme për të rritur eksportet dhe rrjedhimisht për të krijuar më tepër të ardhura për fermerët.

 

“Ne e kemi vënë theksin tek pikat e grumbullimit. Deri më tani politikat qeveritare nuk kanë qenë të orientuara në këtë drejtim. Nëse duam të rrisim prodhimin bujqësor shqiptar, duhet të fokusohemi tek serrat dhe pikat e grumbullimit. Këto janë çelësi i bujqësisë dhe fakti është që po japin rezultat. Nga viti në vit ne po rrisim eksportet e prodhimeve bujqësore. Vetëm eksporti i domates është rritur 90% për katër mujorin e parë të këtij viti”, tha ministri Çuçi, duke shtuar gjithashtu edhe rëndësinë e çertifikimit Global G.A.P, për t’i rritur çmimin prodhimeve tona bujqësore.

 

Qendra e grumbullimit që po ndërton ‘Doni Fruits’ do të ketë 33 dhoma frigoriferike dhe magazina për prodhimet bujqësore, me ruajtje dinamike të produktit deri në 2 vjet. Hapësira e biznesit për këtë investim është rreth 3 hektarë, ndërsa numri i të punësuarve direkt llogaritet në mbi 300 vende pune. Në mënyrë indirekte ky investim i ri  pritet të krijojë mbi 6 mijë vende pune pasi ndodhet në një pozicion strategjik, ku kryqëzohen tre zonat që kanë më shumë prodhime bujqësore në vend; Lushnja, Fieri dhe Berati. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 18 muajsh.{:}