Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=15122]

Ministri Çuçi: Bukë masive të prodhuar me miell me nivel proteine nën 12% nuk do të ketë më

“Nuk do të lejojmë më importin e grurit me proteinë nën 12% për prodhimin e bukës masive në vend. Ky është vetëm fillimi i një sërë ndryshimesh të tjera që do të bëjmë, me qëllim që shqiptarët të mos jenë për asnjë çast të rrezikuar nga çfarë konsumojnë.”

Deklarata u bë nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi në fabrikën e prodhimit “Miell Tirana” gjatë turit të takimeve në sipërmarrjet e ndryshme, që operojnë në tregun ushqimor, në kuadër të ndryshimeve në Kodin Penal lidhur me sigurinë ushqimore. Ndalesa e rradhës ishte fabrika e prodhimit “Miell Tirana” një sipërmarrje e suksesshme dhe që operon me teknologji moderne. Pasi u njoh nga afër me ambientet dhe proçeset e punës, ministri u shpreh se ndryshimet që po përgatiten në Kodin Penal, shprehin vendosmërinë e shtetit për të mos lejuar askënd të cënojë shëndetin e konsumatorëve.

Pak ditë më parë në Tiranë u organizua dhe tryeza e parë me grupet e interesit në lidhje me këtë çështje.{:}