Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=15144]

Ministri Çuçi brenda në serrë duke provuar domatet: 100 % të sigurta dhe të shijshme. S’kanë lidhje as me gjilpërat apo hormonet që ju thonë

“Prodhimet tona janë 100% të sigurta. Shqiptarët duhet të jenë krenarë për këto produkte, të cilat shkojnë në të gjithë Europën”. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi teksa provoi domatet që kultivon në serrën e tij fermeri Gjergji Hoxha në fshatin Bishan të Vlorës.

Ministri pa nga afër këtë biznes familjar me traditë gati 20-vjeçare, ku kultivohen mijëra tonë domate për tregun vendas dhe për eksportin. Njësoj si në gati 80% të serrave në vend, edhe domatet e kësaj serre rriten pa qenë nevoja të përdorin fitorregullatorët. Pjalmimi kryhet përmes bletëve të posaçme të cilat qëndrojnë brenda serrës.

“Nuk ka as histori gjilpërash, as histori hormonesh. Nga 300 mijë tonë prodhime bujqësore që kemi eksportuar gjatë vitit 2018, nuk kemi asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Kjo ka një domethënie të madhe për cilësinë e produktit. Ftoj të gjithë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë këto prodhime që janë jo vetëm të sigurta, por edhe të shijshme”, u shpreh ministri i Bujqësisë z. Bledi Çuçi.

Gjatë vitit të shkuar vendi ynë eksportoi domate më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, ndërsa për volum në eksportin e domates Shqipëria u rendit ndër 20 vendet e para në botë. Për të frenuar prodhuesit e pandershëm dhe ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore, pritet që në javët e ardhshme të miratohen ndryshimet në Kodin Penal. Masat ndëshkuese do të ashpërsohen deri në dënime me disa vite burg. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe institucionet në varësi të saj, nuk do të lejojnë askënd që cënon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e konsumatorëve.{:}