Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=19020]

MBZHR në mbështetje të fermerëve, shpërndahen ushqime për kafshët në zonat e përmbytura

Në vijim të thirrjes të ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, strukturat që po menaxhojnë situatën e krijuar nga reshjet, kanë nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në qarqet që u prekën së fundmi nga dajla e ujit në sipërfaqe.
Në vijim të masave mbështetëse nga MBZHR për fermerët blegtorë, këtë të shtunë u shpërndanë ushqime për kafshët në 5 ferma të qarkut të Durrësit që mbarështojnë të imta.
Vlen të theksohet se nga reshjet e ditëve të fundit nuk ka pasur humbje të gjësë së gjallë në qarkun e Durrësit por vetëm dëme në bazëdhe përmbytje të kullotave.
Shpërndarja e ushqimeve për bagtëtitë e imëta në zonat e përmbytura në qarkun e Durrësit u bë pas verifikimit të dëmeve në stalla, kullota dhe bazë ushqimore. Fermerët përfitues ishin nga njësia administrative e Perlatit, Sukth.
Më herët, strukturat e MBZHR kanë shpërndarë 36 ton ushqime për kafshët, më 12 janar në disa zona të qarkut Shkodër, si Ana e Malit, Obot, njësia administrative Goricë dhe Dajc të cilat u përmbytën nga reshjet e shiut. Kurse sasia e dytë e bazës ushqimore u shpërnda më 28 janar në njësinë administrative Ana e Malit, Muriqan, Dajc dhe Mushan.
Ndërsa gjatë ditës së premte, afro 2 ton ushqime për derrat dhe 0.5 ton vitamina e suplemente janë shpërndarë tek 20 fermerë të këtyre zonave.
Vetëm në dy javët e fundit, në njësinë administrative të Dajcit dhe Anës së Malit, që gjenden akoma në pushtetin e ujit, janë shpërndarë rreth 81 ton bazë ushqimore.
Ministria e Bujqësisë ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar prej një muaji duke ofruar mbështetje për të gjithë fermerët që u dëmtuan nga pasojat e reshjeve të shiut.Deri më tani, gjendja shëndetësore e gjësë së gjallë është e mirë dhe shërbimi veterinar monitoron hap pas hapi situatën. Aktualisht është evakuar vetëm një fermë me 300 krerë bagëti e imët drejt një zone të sigurt, deri në tërheqjen e ujërave nga sipërfaqet.{:}