Ministry of Agriculture and Rural Development

Sipas të dhënave zyrtare eksportet bujqësore për 9-mujorin 2018 kanë shënuar një rritje prej 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë që për 9-mujorin e parë të 2018, të gjithë kapitujt kanë rezultuar me rritje. Rritjen më të madhe e ka sektori i peshkimit me 34.6%, blegtoria me 11.8%, agroindustria me 8.7% e ndjekur më pas nga bujqësia me 3 %. Në zërin bujqësia, e cila megjithëse renditet e fundit, vëmë re se disa nga artikujt e saj kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me 9 – mujorin e 2017. Kështu, patatja është dyfishuar në krahasim me 9-mujorin 2017, domatja ka një rritje prej 2.1%. Zëri perime të tjera si qepë, presh, hudhra dhe zarzavate të tjera djegëse, sallatë marule dhe cikore, kastraveca etj, në total kanë shënuar një rritje me 6.3%, e përkthyer në vlerë monetare nga 1.4 mld lekë në 1.5 mld lekë në 2018. Po ashtu dhe eksporti i frutave, ku dhe këtu bëjnë pjesë artikuj me potencial eksporti si luleshtrydhja ka shënuar një rritje prej 35%.
Një pjesë e mirë e këtyre artikujve janë pjesë e shportës së 15 artikujve të përzgjdhur si potenciale të larta eksportuese. Kjo shportë u kompozua në bazë të kritereve, që kanë të bëjnë me matjen e fluksit të eksportit të produktit, me potencialet e tyre në të ardhmen dhe me masën e punësimit dhe që u bë publike në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë. ​{:}