Ministry of Agriculture and Rural Development

Lehtësohen proçedurat për lidhjen e pensionit të pleqërisë

 

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancë plenare proçedurat e reja që do të thjeshtësojnë lidhjen e pensionit të pleqërisë për qindra ish punonjës të kooperativave bujqësore. 

 

Në datën 23 dhejtor 2020, në seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin që lehtëson burokracinë dhe i bën më të thjeshtuara proçedurat e lidhjes së pensionit të pleqërisë. Duke filluar nga viti 2021 qindra qytetarë nuk do ta kenë më të nevojshme sorrollatjen nëpër dyer institucionesh për të kërkuar vitet e tyre të punës në ish-kooperativat bujqësore. Për vite e vite me rradhë, qindra persona, gra e burra që kanë punuar dikur disa vite në këto ndërmarrje, kanë qënë të detyruar të bredhin nëpër dyer gjykatash për të vërtetuar vjetërsinë në punë, kjo për shkas se regjistrat e vjetërsisë në punë të kooperativave ku kanë punuar nuk ekzistojnë. Pavarësisht vendimit final që gjithmonë ka qenë në favor të qytetarit, kostot financiare të proçeseve gjyqësore arrinin shifrat deri në 50.000 lek. Një barrë e panevojshme financiare që do të hiqet nga viti 2021 e në vazhdim. Mjafton që personi të ketë jetuar në një fshat të territorit të ish kooperativës dhe  që periudha e pretenduar e vjetërsisë në punë të jetë midis krijimit të kooperativës dhe shpërndarjes së tyre në 1991. Vjetërsia në punë përfitohet automatikisht nga çdo personi që deklaron se ka punuar në një kooperativë të caktuar vjetërsinë në punë. Lista e ish kooperativave për të cilat nuk ka dokumentacion e disponon Instituti i Siguirmeve Shoqërore dhe do të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave.{:}