Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=17736]

 

Kriza e Covid nuk prek eksportet në bujqësi, Çuci: 14% rritje gjatë muajit prill 2020 

Produktet bujqësore shqiptare gjithmonë e më tepër po gjejnë terren në Europë. Të dhënat që vijna nga Doganat tregojnë se eksporti vijon të ketë një trend rritës.

“Edhe sivjet që ne ishim në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga Covid-19, eksportet e produkteve bujqësore, sidomos fruta-perimet, u rritën me nivele dyshifrore. Vetëm muaji prill 2020 krahasuar me prillin 2019, kemi pasur një rritje 14% të eksporteve. Kjo vjen e gjitha nga investimet që janë bërë në sektorin e bujqësisë, sidomos tek kultivimi përmes serrava që për Shqipërinë krijojnë avantazh”, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ishte në Çermë të Divjakës për të parë nga afër një serre me teknologji moderne, që kultivon prej vitesh frua e perime.

Një tjetër e dhënë domethënëse për ecurinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural tha ministri, është raporti mes parave publike që investohen në bujqësi dhe kthimit mbrapsht të tyre në ekonomi.

“Sot kemi një tregues shumë të mirë përsa i përket parave publike që hidhen në sektorin e bujqësisë, duke pasur një kthim mbrapsht gati pesëfish. Pra, nga një para publike që hidhet në sektor, merren 5 mbrapsht në ekonomi. Ky është një raport shumë i mirë që na bën neve entuziast”, tha ministri Çuçi.

Shqipëria ka rreth serra 1700 Ha serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore. Në Skemën Kombëtare të këtij viti, aplikimet për të cilin do të nisin brenda majit, ka mbështetje me fonde nga buxheti i shtetit për rinovimin e plastmasit të serrës. Fermerët që do të aplikojnë për këtë masë, do t’i rimbursohet TVSH-ja e plastmasit. Po kështu për të rritur më tej vlerën e produkteve bujqësore në tregjet europiane, ofrohet mbështetje që fermat tona të marrin çertifikimin Global G.A.P.{:}