Ministry of Agriculture and Rural Development
[metaslider id=18773]

Fillon puna për Hartëzimin dhe Vlerësimin e Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit

U prezantua online fillimi i punës që do të shtrihet në 31 bashkitë e vendit me mbështetjen e Bankës Botërore

Mbas një pilotimi 4 mujor në 5 Bashki, u prezantua online fillimi i punës për Hartëzimin dhe Vlerësimin e Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit në 31 bashki, të vlerësuara si zona me intensitet të lartë bujqësor. Me mbështetjen e Bankës Botërore dhe ekspertizën & profesionalizmin e ekipit të projektit nga IDRA Research & Consulting, do të punojmë intensivisht për rreth 6 muaj për të përditësuar informacionin gjeografik. Kjo përpjekje intensive, është një hap i domosdoshëm për të krijuar një inventar të saktë për të adresuar sfidat në këtë fushë. Projekti i ri që po prezantojmë do të mbulojë rreth 230 000 Ha tokë nën skemat e U&K duke përfshirë mbi 2500 Km kanale të Para dhe mbi 3000 Km kanale të Dyta. Në përfundim, do të kemi një sistem GIS për të gjitha bashkitë për Ujitjen dhe Kullimin. Kjo mbështetje do të krijojë një sistem funksional, në shërbim të menaxhimit të pasurive ujore dhe në dobi të fermerëve.{:}