Ministry of Agriculture and Rural Development

Në qytetin e Bajram Currit, Tropojë, u organizua “Festa e Gështenjës”, me fokus promovimin e produkteve të zonës, si aset potencial për zhvillimin e ekonomisë lokale.
Të pranishëm në këtë event, ishin zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, fermerë dhe sipërmarrës që merren me grumbullimin dhe përpunimin e gështenjës në këtë zonë, si dhe vizitorë e të ftuar të shumë që iu bashkuan festës.
Jaupllari u shpreh se mbetet prioritet promovimi i prodhimeve lokale për rritjen e pranisë së tyre në tregje dhe fuqizimin ekonomik të fermerëve.
“Gështenja është aset i rëndësishëm i sektorit të bujqësisë dhe objektivi ynë është rritja e prodhimit dhe e të ardhurave të fermerëve që punojnë me këtë produkt”, tha Jaupllari.
Në kuadër të kësaj feste u organizua dhe panairi me produktet ushqimore tradicionale të prodhuara me gështenja, që ngjalli interes të veçantë për pjesëmarrësit.
Po ashtu, bizneseve të zonës iu krijua mundësia që të promovojnë gatimet e tyre tradicionale, punimet artizanale si dhe të vendosin kontakte për shitjen e prodhimeve të zonës në tregje të reja.
Ekosistemi i gështenjave të Tropojës është më i madhi në Ballkan. Ai përbëhet nga një kultivar me vlerat larta bio-gjenetike dhe përveç ndikimit në në ekonominë lokale të zonës, masivi i Gështenjave të Tropojës është edhe një atraksion për turistët e natyrës.