Ministry of Agriculture and Rural Development

Zv.ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjeçi, së bashku me drejtuesin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë Armand Reveli dhe Tana Kika-Shtylla, Drejtore e Përgjithshme e Autoritet Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e mbështetjes dhe eleminimi i barrierave tregtare gjatë bashkëpunimit reciprok duke përfshirë edhe kërkesat për dokumentacionin që është i zëvëndësueshëm nga burime të tjera të dhënash (dokumentacione shoqëruese). Në takim u diskutuan problematikat që hasen gjatë eksportit të produkteve ushqimore nga Kosova drejt vendit tonë.

Zv-ministrja Gjeci theksoi që është shumë e rëndësishme që të trajtohen kërkesat e operatorëve ekonomik, duke unifikuar certifikatat dhe rishikuar procedurat në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi tregtar.

Sipas legjislacionit respektiv të të dy vendeve në Pikën e Inspektimit Kufitar  për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo-shtazore, në nëntor 2018, është përmbushur detyrimi i njohjes dypaleshe të certifikatave veterinare të kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore për konsum human dhe jo human, certifikatat e produkteve jo shtazore dhe certifikatat fitosanitare. Po ashtu, është bërë njohja e 42 certifikatave për prodhimet vendase. Zbatimi i këtij protokolli ka filluar në 1 janar 2019.

Nga pala kosovare ishin të pranishëm Naser Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv në AUV, ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova,  Silca Group dhe Egi Group.

[metaslider id=”19078″]{:}