Ministry of Agriculture and Rural Development

Ekonomi takim online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit: Gatishmëri maksimale dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi zhvilloi sot një mbledhje online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Ujitjes Dhe Kullimit (DRUK) ku në fokus të bisedës ishte menaxhimi i situatës së krijuar nga reshjet e shiut. Ministrja Ekonomi ka informuar përfaqësuesit në takim se nga informacioni i përcjellë prej Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në datat 22-26 janar pritet të rikthehen reshjet intensive të shiut. Ajo ka kërkuar nga strukturat e drejtorive rajonale të ujitjes dhe kullimit në vend, që të jenë në gatishmëri maksimale për ti dhënë përgjigje me shpejtësi cdo situate që mund të krijohet si pasojë e reshjeve. Ekonomi kërkoi gatishmërinë e DRUK për të monitoruar gjendjen e infrastrukturës së hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemin e kullimit.

Në fjalën e saj, ministrja vuri theksin tek vijimi i koordinimit shumë të mirë me aktorë të tjerë si Prefektura, OSHEE dhe Emergjencat Civile, për të bashkëpunuar me qëllim reduktimin e pasojave që mund të krijohen nga moti i keq.{:}