Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Milva Ekonomi priti sot në një takim, ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri Ali bin Hamad Al-Marri. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, investimeve të përbashkëta në këtë sektor, shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, trajnimeve të stafit në fushën e prodhimit bimor, sigurisë ushqimore, prodhimin blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale.
Gjatë bisedës u diskutua dhe për bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor, ekspertizën dhe teknikat për përparimet në bujqësinë e të dy vendeve, si dhe në gjenerimin e fondeve për mbështetjen e projekteve të përbashkëta.
Gjithashtu, mes dy vendeve shihet me interes mbështetja për rritjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe ullirit Made in Albania.
Kjo do të bêhet e mundur përmes financimit të ngritjes së serave hidroponike për perimet në tokat bujqësore të varfëra;
Gjithashtu në takim u diskutua dhe për mundësi bashkëpunimi me Katarin në sektorë si turizmi, bujqësia, blegtoria, agroindustria, infrastruktura në zonat rurale.{:}