Ministry of Agriculture and Rural Development

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, ku mori pjesë në punimet e Para-Samitit të OKB që u mbajt në Romë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi disa takime të ndryshme në kuadër të projekteve të përbashkëta me partnerët italianë, në fushën e sisgurisë ushqimore dhe bujqësisë.
Një nga këto vizita ishte dhe ajo në qendrën e Institutit Agronomik Mesdhetar (CIHEAM) në Tricase, me të cilët në bashkëpunim me Rajonin e Puglias, Rajonin e Molises, Ministrinë e Bujqësisë dhe Univerisitetin e Marinës Biologjisë në Malin e Zi, Ministria e Bujqësisë po zbaton projektin tematik trilateral “Food4Health” të bashkëfinancuar nga BE përmes programit Interreg.
E shoëruar nga konsullja e Përgjithshme, Genta Mburimi, ministrja Ekonomi pa nga afër implementimin e aktiviteteve që po ndërmerren në kuadër të qasjes së përbashkët rajonale për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale.
“Me partnerët Italian dhe ata nga Mali i Zi, shkëmbyem eksperiencat e deritanishme të cilat kanë si synim mbështetjen e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm. Përmes këtij projekti nxitet përmirësimi i zinxhirit të vlerës për produktet tipike lokale, duke i mbështëtur ata në rritjen e konkurrueshmërisë dhe gjetjen e tregjeve të reja”, është shprehur ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.
Ekonomi mori pjesë dhe në përurimin e inkubatorit lokal në Tricase, i cili do të shërbejë për përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe të peshkimit, “foodlab” si pjesë e projektit #Food4Health.
Kjo godinë e vjetër në Tricase e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit, do t’i shërbejë komunitetit lokal dhe bizneseve të zonës.
Ekonomi tha se këta shembuj të tillë të suksesshëm do të zbatohen edhe në Shqipëri, në Qendrën e Transferimeve të Teknologjisë Bujqësore, QTTB e Vlorës dhe Korcës për përpunimin e peshkut dhe frutave.
Në kuadër të vizitës në Tricase, ministrja Ekonomi u takua dhe me kryetarin e Bashkisë së Tricases, Antonio De Donno, të cilin e falenderoi për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar në realizimin me sukses të këtij projekti, ku Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është partner drejtues.
Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve me partnerët italian, ministrja Ekonomi së bashku me Konsullen e Përgjithshme Genta Mburimi u takua në zyrat e CIHEAM Bari me Rektorin e Universitetit të Barit Stefano Bronzini.
Gjatë takimit ku merrte pjesë dhe rektori iUniversitetit Bujqësor të Tiranës Fatbardh Sallaku, u diskutua për hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona me qëllim rritjen e shkëmbimeve universitare.
Një tjetër takim i frytshëm ishte dhe takimi me z. Nicola Dalterio, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit ZooProfilaktik Eksperimental, ku ministrja Ekonomi shoqërohej nga drejtuesja e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Kika.
Të dyja palët ranë dakord për tu angazhuar në vendosjen e një komunikimi intensiv për të parë mundësi konkrete bashkëpunimi, të fushave me interes të përbashkët.
Ministrja Ekonomi ka falenderuar vecanërisht zotin Teodoro Miano, Zëvendes President CIHEAM Bari dhe Zotin Biagio di Terlizzi Zëvendes Drejtor CIHEAM Bari, të cilët ndër vite e kanë konsideruar bashkëpunim me Shqipërinë, një urë lidhëse natyrale mes dy vendeve tona.

 

[metaslider id=19959]{:}