Ministry of Agriculture and Rural Development
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua sot me ambasadoren e Francës  Elisabeth Barsacq ku u diskutua mbi projektet e përbashkëta në fushën e bujqësisë. Ministrja Ekonomi i cilësoi pozitive  marrëdhëniet dypalëshe me Francën në fushën e bujqësisë. Ekonomi tha se nga marrëveshja mes dy vendeve në fund të vitit 2016 u ra dakord për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe turizmit. “Bashkëpunimi zhvillohet në fushën e mbarështrimit përmirësor-rracor të blegtorisë, në prodhimin e frutave, farave dhe fidanëve si dhe në organizimin e organizatave bujqësore”, tha ministrja Ekonomi. Ministrja theksoi se në kuadër të bashkëpunimit, janë kryer vizita të ndërsjella dhe janë shkëmbyer përvoja  dhe asistencë teknike mes ekspertëve në fushën e blegtorisë, mbrojtjes së bimëve, frutikulturës, organizimit të strukturave të inspektimit dhe çertifikimin e tyre, për ruajtjen e diversitetit në zonat malore.
Ambasadorja.franceze Elisabeth Barsacq theksoi se Franca do të mbështesë Shqipërinë drejt integrimit, dhe në fushën e bujqësisë. “CAP (common agricultural policy) duhet të bëhet strategji orientuese për bashkëpunim”, u shpreh ambasadorja Barsacq.​

{:}