Ministry of Agriculture and Rural Development

Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u zhvillua analiza e performancës së punës së Qendrave të Transmetimit të Teknologjive Bujqësore, QTTB. Gjatë analizës ku merrnin pjesë drejtues të këtyre institutucioneve, ishte e pranishme dhe ministrja e MBZHR-së Milva Ekonomi.

Në fjalën e saj, Ekonomi kërkoi nga drejtuesit e QTTB të rajoneve Fushë Krujë, Lushnje, Vlorë dhe Shkodër, të vijojnë punën, duke u fokusuar tek identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore të metodave dhe materialeve (imputeve) të reja për vendin. Në themel të aktivitetit të QTTB është dhe përgatitja e paketave teknologjike për kulturat bujqësore kryesore dhe mbarështimin e kafshëve.

Gjatë takimit, u kërkua dhe vëmendje ndaj punës që duhet të kryhet në kërkime dhe testime në ferma bujqësore për problemet e ngritura nga fermerët e rajoneve përkatëse, prodhimin e hallkave të larta të disa lloje farërash dhe fidanësh të çertifikuara, të cilat janë në fokus të aktivitetit të QTTB.

Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore janë përgjegjëse dhe për sigurimin e ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët, demonstrimin e teknologjive të reja të kultivimit të kulturave bujqësore dhe mbarështimit të blegtorisë.{:}