Ministry of Agriculture and Rural Development

Pas publikimit të pamjeve në një emision investigativ, Drejtoria Rajonale e AKU-së në Elbasan ka marrë masën e ndalimit të menjëhershëm të veprimtarisë së subjektit tregtar, “Shpati 2010”, duke bllokuar sasinë prej 8800 litra, të produktit, ujë si dhe masën administrative, gjobë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky subjekt është i licencuar dhe ushtron aktivitet në njësinë administrative Gjinar, Elbasan, për produktin, “ujë në shishe plastike”, në formatin 0.5, 5 dhe 7 litra, të cilat u gjendën në magazinë e subjektit, në sasinë 8800 litra. Në momentin e kontrollit zyrtar, më datë 13 tetor 2021, subjekti ka patur parregullsi në ambientet e magazinimit dhe të furnizimit me ujë të ngrohtë, e të rrjedhshëm. Subjekti disponon një linjë të plotë mbushjeje, paketimi, ambalazhimi, për formatet, 0.5, 1.5 litra, plastikë dhe 0.75 litra, qelq. Kjo linjë ka filtra të nevojshëm, (silic, karbon dhe ultra-violet). Për pastrimin e bidonave përdoret ujë me ozon, (O3) të dokumentuar, me video nga inspektorët e DRAKU-së, Elbasan. Për të gjitha produktet disponon etiketa të notifikuara dhe planin e pikave kritike të kontrollit, (HAÇP), të cilin e implementon. Gjithashtu, janë marrë 6 mostra zyrtare për analizim të treguesve mikro-biologjikë dhe fizio-kimikë dhe janë dërguar pranë laboratorit, ISUV, Tiranë.

 

[metaslider id=20317]{:}