Ministry of Agriculture and Rural Development
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi ishte sot në njësinë administrative të Katundit të Ri, qarku Durrës në të cilën ka nisur aksioni për tërheqjen e ujërave nga shtëpitë e banuara duke zhbllokuar kanalet e ujërave të treta nga ndërtimet pa leje. Ky aksion ndërinstitucional përfshin struktura nga MBZHR, DRUK, OSHEE, Ujësjellësi, të cilat në bashkëpunim dhe me forcat e ushtrisë, IKMT dhe policisë së shtetit po bëjnë të mundur normalizimin sa më shpejt të situatës.
Pas mirëkuptimit të banorëve të zonës, të gjitha strukturat përgjegjëse në terren të angazhuara, po ndjekin nga afër punën e fadromave të cilat po prishin të gjitha ndërtimet pa leje që shkaktuan bllokimin e kanaleve të ujërave të nivelit të tretë.
Aksioni ka vijuar dhe në zonën e Shijakut e cila pësoi dëme si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati.
Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion të Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit të gjitha mjetet e nevojshme, si elektropompa e fadromat që do të pastrojnë kanalet e niveleve të treta të zaptuara nga banorët. Puna vijon intensivisht në terren deri në normalizimin e situatës.​
[metaslider id=”19010″]

{:}