Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=18800]

 

305 mijë krerë gjedhë do të vaksinohen për të luftuar sëmundjen e Dermatozës Nodulare

 

Ministrja Ekonomi në tërren për të parë nga afër procesin e vaksinimit që po kryhet falas në të gjithë Shqipërinë

 

 

Në javën e parë të punës si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural         Znj. Milva Ekonomi zhvilloi disa vizita në terren për të parë nga afër fushatën e vaksinimit që ka nisur në të gjithë Shqipërinë ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare. Janë plot 305 mijë krerë gjedhë, vaksinat e të cilëve janë siguruar falë mbështetjes së Bashkimit Europian dhe do të kryhen të gjitha falas nëpërmjet specialistëve të Drejtorive Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve. Në ndalesën e parë Ministrja Ekonomi e pati në fshatin Libofshë të Fierit në fermën Tris Alb , ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe realizmin e plotë të kalendarit të vaksinimit, për të patur produkte sa më cilësorë dhe mbrojtjen e gjedhëve nga kjo sëmundje. Kjo fermë është një ndër shembujt e shumtë që kanë marrë mbështetjen përmes skemës kombëtare dhe programit IPARD nëpërmjet AZHBR-së, duke rritur kapacitetet prodhuese dhe instalimin e teknologjisë moderne.  Në Maminas të Durrësit, Ministrja Ekonomi vizitoi fermën blegtorale Allushi, për të vijuar me fushatën e vaksinimit. Një sipërmarrje familjare e cila me kapacitetet aktuale e ka të pamundur ti përgjigjet nevojave të tregut dhe për këtë arsye po mendon zgjerimin e mëtejshëm. Familja Allushi po punon për të përgatitur aplikimin në programin IPARD II dhe në ndjekje të afateve të përcaktuara, janë besimplotë që do të jenë gati deri më 25 Janar 2021, që është edhe afati i fundit. Turi i vizitave u ndal edhe në Lezhë, ku në zonën e Balldrenit është ndërtuar një kompleks blegtoral i standarteve bashkëhore. Ferma Flori Farm, një tjetër dëshmi suksesi e mbështetjes nëpërmjet programit IPARD, me rreth 400 krerë lopë furnizon me qumësht disa nga fabrikat më të mëdha të përpunimit të qumështit. Vizita e fundit e javës u mbyll në Maliq të Korcës në kompleksin blegtoral AFA shpk. Ministrja Ekonomi takoi nga afër Administratoren e kësaj ferme dhe ndoqën procesin e vaksinimit të 60 krerë lopë. Në të gjitha takimet e kryera Znj.Ekonomi u shoqërua nga autoritetet lokale dhe deputetët e zonave të cilët i falenderoi për interesimin dhe vëmendjen ndaj këtij procesi me rëndësi.{:}