Ministry of Agriculture and Rural Development

Gjatë inspektimit të Skemave të Ujitjes dhe Kullimit, në qarkun e Fierit, në bashkinë e Divjakës, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka deklaruar se nga përfundimi me sukses i fazës së parë të Projektit të Bankës Botërore në zonën e Lushnjës dhe Divjakës, janë rehabilituar 3 Skemave Ujitëse, Dega e Tërbufit, Dega e Krutjes dhe Skema ujitëse Divjakë, që kanë mundësuar përmirësimin e ujitjes në rreth 15 000 hektarë. Nga rehabilitimi i Degës së Terbufit me rezervuarin e Thanës kanë përfituar rreth 5 000 fermerë. Për degën e Krujtjes janë rehabilituar rreth 100 km kanale kryesorë dhe sekondarë, dukë përfituar kështu rreth 8000 fermerë.
Ndërkohë është lidhur kontrata dhe është duke filluar puna dhe për dy degë të tjera. Ky rehabilitim do te mundësoje futjen nën ujitje të rreth 4300 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në zonën e bashkisë Divjakë, nëpërmjet kanalit V2 rreth 3000 hektarë, zonat Babunjë e Vjetër, Gur, Kamenicë, Rremas etj. dhe një pjesë të zonës së Libofshës të bashkisë Fier, nëpërmjet kanalit V1 rreth 1300 hektarë.
“Ndërkohë kemi lidhur kontratën dhe është duke filluar puna dhe për dy degë të tjera. Ne i quajme V1 dhe V2, degë të Krutjes. Së bashku bëhet fjalë përreth 16 mijë – 17 mijë hektarë, të cilat janë vendosur nën ujë, por që puna të kryhet duhet që edhe kanalet e treta, pra kanalet që çojnë ujin në parcelë të përfundojnë.” Ka thënë ministri.
Në fillim të vitit 2019, me Projektin e Bankës Botërore, do të nisin punimet për rehabilitimin edhe të 2 skemave të tjera ujitëse për zonën e Lushnjës, Dega e Lushnjës dhe Dega e Çukasit.
“Dua të lançoj dhe njëherë vazhdimin e këtij Projekti të Bankës Botërore me rreth 23 milonë euro të tjera. Fillon shumë shpejt, do të futim nën ujë dhe më shumë se 15 mijë hektarë të tjera.”
Ministri gjithashtu u ka kërkuar krerëve vendorë të jenë bashkëpunues me qeverinë qendrore, e cila ka bërë kalimin e shumë kompetencave bashkive, në rastin e kalimit në administrim të kanaleve të dyta dhe të treta.{:}