Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=13934]

Takimi i parë me Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Është zhvilluar takimi i parë me Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me rëndësi strategjike për sektorin e bujqësisë, blegtorisë, agrobiznesit, zhvillimit rural, peshkimit dhe sigurisë ushqimore.

“E çmoj shumë ekspertizën dhe kontributin e anëtarëve të këtij Këshilli. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të çuar përpara politika dhe nisma konkrete që nxisin zhvillimin në zonat rurale. Takimi i sotëm me ta ishte i pari, por e sigurt që do të pasohet nga shumë të tjerë në vijim për të trajtuar çështje më tematike dhe sektoriale sipas objektivave që ne kemi.” Ka thënë ndër të tjera ministri Çuçi.  Në përbërje të Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural bëjnë pjesë një sërë personalitesh dhe ekspertësh të fushës së bujqësisë dhe agrobiznesit.{:}