Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=”14116″]

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi ishte sot për 8 Marsin në qytetin e Pukës ku u zhvillua panairi me produktet tradicionale, të cilat prodhohen falë punës së grave të kësaj zone. Panairi u organizua në kuadër të projektit ‘Seed’, i mbështetur nga qeveria austriake.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi shprehu mbështetje për inciativën e tyre dhe tha se ky është një model zhvillimi në zonat rural që duhet mbështetur edhe në rajone të tjera të vendit. Ai solli në vëmendje programin e bashkëpunimit me FAO-n dhe agjencitë e OKB-së për gratë dhe të rinjtë në fshat, si dhe miratimin në Kuvend të ligjit për produktet tradicionale.

“Nismat lokale të grave sipërmarrëse në zonat rurale kanë vëmendjen tonë të lartë. Për këtë çështje kemi disa projekte. Pak ditë më parë nënshkruam marrëveshjen me FAO-n, ku një ndër prioritetet e programit 2-vjeçar është edhe mbështetja e grave dhe të rinjve në zonat rurale. Grantet e programit IPARD II mbeten një masë domethënëse për diversifikimin në ekonominë rurale dhe ndihmën ndaj fermerëve. Miratimi i ligjit për skemat e cilësisë i hap rrugë vlerësimit të karakteristikave unike të produkteve shqiptare, promovimit dhe mbrojtjes së tyre nga imitimet”, tha ministri Çuçi.

Prej disa kohësh rreth 70 gra nga fshatrat e zonave përreth Pukës, të ndara në grupe të ndryshme, janë trajnuar për krijimin e sipërmarrjeve të vogla në agropërpunim. Aktualisht produktet e tyre tregtohen edhe në kryeqytet në dyqane të ndryshme. {:}