Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=”14380″]

Është organizuar sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural takimi i katërt i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD –II, me pjesëmarrjen e ministrit z.Bledi Çuçi, shefit të njësisë së IPARD-it, z. Liam Bresli, shefit të Seksionit të Operacioneve në Delegacionin e BE-së z. Stephen Stork, drejtorëshës së AZHBR, znj. Frida Krifca dhe shumë zyrtarëve të tjerë.

Gjatë fjalës së tij Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi tha se ky takim është një moment shumë i rëndësishëm për të riafirmuar edhe njëherë përkushtimin maksimal të palës shqiptare për të çuar përpara Programin IPARD, si një mundësi e artë për mbështetjen e sektorit bujqësor e rural ne Shqipëri.

“Suksesi i Thirrjes së parë gjatë vitit 2018 dëshmohet tek numri i aplikimeve dhe granti total i kërkuar në shumën prej 56 milionë Euro. Ishin në total 317 aplikime. Ne jemi shumë optimistë për këto aplikime. Shumica e aplikimeve janë përqëndruar në rajonin e Fierit, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Beratit”, u shpreh ministri gjatë këtij takimi.

Më tej ai foli për rritjen e kapaciteteve pranë AZHBR dhe krijimin e të gjitha lehtësive për fermerët që aplikojnë për të përfituar grante nga ky program. Duke u ndalur tek skemat kombëtare të vitit 2019, ministri tha se nuk është e vërtetë që është ulur fondi, por thjesht është bërë një formatim i buxhetit, per të mbështetur programin “100 Fshatrat”.

“Sa i përket akreditimit të masave të reja, strukturat tona të IPARD mbeten të angazhuara për të finalizuar dorëzimin e paketës së akreditimit për Masën 9 (që ka të bëjë me Asistencën Teknike dhe për të prezantuar paketën e dytë, duke përfshirë Masat 4 (agro-mjedisi, klima dhe bujqësia organike), Masën 5 (qasja LEADER) dhe Masat 10”, tha ministri Çuçi.

{:}