Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=14856]

Ministri Çuçi takim me fermerët në Gjirokastër: Aplikoni për fondet e Skemës Mbështetëse Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në Gjirokastër për një takim me fermerët në kuadër të fushatës së informimit që AZHBR ka nisur në mbarë vendin për Skemën Mbështetëse Kombëtare 2019. Bashkë me drejtoreshën e AZHBR, znj.Frida Krifca, ministri Çuçi u bëri thirrje fermerëve të kësaj zone të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare.

“Skema e këtij viti ndër të tjera favorizon blegtorinë dhe besoj se kjo i shkon shumë përshtat Gjirokastrës, që njihet si një prej qarqeve me numër të madh krerësh dhe me traditë të hershme në blegtori. Po kështu vijon mbështetja për ata që duan të investojnë në agroturizëm. Gjirokastra i ka të gjitha potencialet për sipërmarrje të tilla, prandaj inkurajoj fort këdo që ka një ide biznesi në këtë fushë të aplikojë për ta zhvilluar më tej. Skema Kombëtare dhe Programi IPARD përbëjnë një paketë financiare domethënëse në shërbim të sektorit bujqësor dhe agropërpunues në vend. Ju nxis sërish të aplikoni!”, tha ministri Çuçi gjatë takimit.

Aplikimet për të përfituar nga këto fonde do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe ADISA nga data 23 prill deri më 17 maj 2019. Krahas dokumenteve të identifikimit, fermerët duhet të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv. Fondi i Skemës Kombëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Europian IPARD, thirrja e dytë e të cilit pritet të hapet pas disa muajsh. ​{:}