Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=15106]

Ministri Çuçi: Kushdo që do të tentojë të abuzojë me sigurinë ushqimore do të duhet të mendohet mirë

Siguria ushqimore është një sektorët më të ndjeshëm të hallkës së zinxhirit ushqimor, duke u kthyer në një nga sfidat më imediate që qeveria ka marrë përsipër të zbatojë, për të garantuar shëndetin dhe mirëqënien e popullsisë. Lidhur me masat dhe objektivat e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për sigurinë ushqimore u organizua një tryezë e rrumbullakët me operatorë të ndryshëm në sektorin ushqimor, për ndryshimet në Kodin Penal përsa i përket sigurisë ushqimore. Në fjalën e tij kryeminstri z. Edi Rama theksoi se shteti është i vendosur ta vazhdojë këtë betejë e cila, në thelb është komplekse dhe e vështirë, por e ngjashme me betejat që qeveria ka ndërmarrë për të vendosur rendin dhe ligjin në sektorë të caktuar.
“E përsëri vij tek e njëjta pikë. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor, që garanton zhvillimin normal të një sektori, duhet të përballet me konsekuenca e këtu, kush merr përsipër të kërcënojë drejtpërdrejtë shëndetin, duhet të përballet me një konsekuencë shumë të fortë… Është e papranueshme, është absurde dhe i përket një kohe të largët, 20 e më shumë vjet, të legjislacionit tonë penal, i cili krijon kaq shumë mundësi për abuzim, për spekulim dhe për korrupsion, por krijon faktikisht, një shtet të mbyllur për të goditur fenomenin.” U shpreh kryeministri.
Nga ana e tij ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi u shreh me tone të qarta që ministria dhe të gjitha institucionet në varësi do të vazhdojnë të punojnë fuqishëm për të garantuar një siguri ushqimore për të gjithë popullatën me zero tolerancë, kundrejt çdo kujt që cënon atë.
“Kushdo që do të tentojë të abuzojë me sigurinë ushqimore, qoftë ky prodhues apo tregtar do të duhet të mendohet mirë. Jemi gati për të bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal, duke ashpërsuar masat ndëshkuese ndaj atyre që cënojnë shëndetin e konsumatorëve. Sot zhvilluam takimin e parë me grupet e interesit për të dëgjuar opinionet e tyre mbi draftin. Kjo është një sfidë e përbashkët për të cilën duhet të jemi të gjithë bashkë dhe unë besoj fort se ne do ta çojmë në fund me sukses të plotë.” U shpreh ndër të tjera z. Çuçi gjatë takimit.{:}