Ministry of Agriculture and Rural Development

[metaslider id=15536]

 

Ministri Çuçi merr pjesë në panairin rajonal të punës në qarkun e Gjirokastrës

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi ka qenë i pranishëm në panairin rajonal të punës, të zhvilluar në qarkun e Gjirokastrës. Për ministrin Çuçi, ky panair është mundësi e artë për të gjithë popullsinë e këtij qarku dhe të gjitha zonave përreth. Panairi rajonal i punës ofron mbi 300 vende të lira pune në pozicione të ndryshme; që nga punonjës sanitarë e deri tek inxhinierë.

“Nuk është zgjidhje po t’i mbajmë sytë vazhdimisht nga sektori publik. Punësimi në kompanitë private është një alternativë shumë e mirë që nuk duhet anashkaluar. Zyrat e Punës sot po bëjnë një punë fantastike. Jo vetëm ndërmjetësim mes biznesit dhe punëkërkuesve, por kanë edhe shumë programe të tjera trajnuese prej të cilave kanë përfituar një numër i madh të interesuarish”. Është shprehur ministri gjatë vizitës në stendat e panairit.{:}