Ministry of Agriculture and Rural Development

 

Subvencioni i naftës për fermerët, nis sot aplikimi online në të gjithë vendin

 

Ka nisur sot në të gjithë vendin, aplikimi online për përfitimin e subvencionit të naftës për fermerët që kanë të regjistruar aktivitetin e tyre.
Nga politika e re e qeverisë në mbështetje të bujqësisë, përfitojnë automatikisht të drejtën për naftë falas rreth 50 mijë fermerë të  regjistruar me NIPT.
Këtij procesi të rëndësishëm i parapriu një tjetër proces trajnimesh të specialistëve të agjencisë së ekstensionit të AREB  në qytetet Lushnje, Vlorë, Korçë e Shkodër, që u zhvillua në datat 11-14 janar.
Trajnimi kishte për qëllim informimin e specialistëve të AREB mbi procesin e aplikimit online.
Do të jenë këta të fundit që do të asistojnë fermerët gjatë aplikimit në portalin e-albania.
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ndoqi nga afër procesin e trajnimit në qytet Tiranë, Elbasan, Vlorë, Lushnje.
Gjatë trajnimit morën pjesë dhe kryetarët e bashkive të qyteteve respektive, si pjesë e këtij procesi.
Aplikimet në portalin e-albania do të mbyllen në datën 25 shkurt.
Referuar Udhëzimit nr.19, date 3.11.2014 “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar’, dokumentacioni i nevojshëm që duhet të plotësojë fermeri për pajisjen me NIPT është:
¬ Aplikimi për regjistrim sipas formularit përkatës të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme të kërkuara, nënshkruar nga kërkuesi;
¬ Dokumenti origjinal i identifikimit (letërnjoftimit)/ose kopje të noterizuar të këtij dokumenti, i cili i bashkëngjitet aplikimit për regjistrim;
¬ Vërtetimin origjinal, lëshuar për fermerin nga AREB-i përkatës, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit.
Për aktivitetin prodhues bujqësor që kryhet në të njëjtin vend/adresë (tokë bujqësore ose adresë ku kryhet veprimtaria bujqësore/blegtorale) në pronësi ose në përdorim, ky vërtetim, për qëllime të pajisjes me NIPT, lëshohet vetëm në emër të një fermeri.
Për pajisjen me NIPT të fermerit, janë të detyrueshme këto të dhëna:
a) të dhënat e identifikimit të fermerit,
 adresa e banimit, kontakte të personit;
b) vendi i ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore.
Për të njëjtin vend të veprimtarisë /adresë të ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore, pajiset me NIPT, vetëm një fermer i cili ka në pronësi ose në përdorim dhe ushtron veprimtarinë në këtë vend;
c) vendi i ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore;
d) fusha/(at) e veprimtarisë prodhuese bujqësore, në qoftë se është e përcaktuar, ose nëse fermeri kryen disa veprimtari prodhuese bujqësore, atëherë specifikohen disa duke filluar nga ajo që mban peshën kryesore;
ç)   specimeni i nënshkrimit (firmës) të individit-fermer.
Të dhëna për detyrimet:
¬ Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë është 6 për qind;
¬ Taksa e naftës 80.4 lek/litër (zbritet për aplikuesit në skemën e mbështetjes me naftë për bujqësinë);
¬ Inputet bujqësore të përjashtuara nga TVSH;
¬ Kafshët e gjalla për majmëri të përjashtuara nga TVSH;

{:}