Ministry of Agriculture and Rural Development

Ekonomi me ambasadorin turk në Tiranë: Vlerësim maksimal për mbështetjen në zhvillimin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim zyrtar me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, z.Murat Ahmet Yörük. Temë e takimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë. Ministrja Ekonomi i vlerësoi pozitive  marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë si një partnere e rëndësishme e cila ka mbështetur vazhdimisht zhvillimin e sektorit të bujqësisë shqiptare nëpërmjet Agjencisë Turke të Kooperimit (TIKA). Në fokus të takimit ishte dhe diskutimi për fushat prioritare të bashkëpunimit. Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi përmendi në takimin me ambasadorin turk, disa projekte të cilat kanë mbetur në hapat e para të krijimit.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpreh gjithë interesin që këto projekte të ecin drejt finalizimit të suksesshmëm”, u shpreh në fjalën e saj ministrja Ekonomi.
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi vlerësoi dhe dhurimin nga pala turke të 10 pajisjeve dhe makinerive bujqësore për parandalimin e përmbytjeve dhe vërshimeve.
Kjo marrëveshje granti u bë e njohur më 11 dhjetor të vitit të shkuar dhe do të realizohet nga pala turke si një gjest miqësie dhe vullneti të mirë, me qëllim për të mbështetur përpjekjet e palës shqiptare në këtë fushë.{:}