Ministry of Agriculture and Rural Development

Kristo takon peshkatarët e Vlorës: Aplikoni për fonde, ministria ofron asistencën e nevojshme

 

Zv. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Roland Kristo u ka bërë thirrje peshkatarëve të qytetit të Vlorës të aplikojnë për grante me qëllim zhvillimin e teknologjisë së aktivitetit të tyre me mjete bashkohore.
Gjatë një takimi në zonën e Triportit ku merrni pjesë dhe përfaqësues nga bashkia e Vlorës, zv. Ministri Kristo nënvizoi se në ndihmë të sektorit të peshkimit, Bashkimi Evropian I ka akorduar qeverisë shqiptare një fond prej 1.5 mln euro.
Kristo tha se ky fond do të shërbejë për zhvillimin dhe modernizimin e flotës së peshkimit.
Mbështetja me fonde që u jepet peshkatarëve është në masën 50 %. Peshkatarët mund të aplikojnë me projekte për ndërhyrje në zëvendësimin e motorëv të vjetër, rrjetave të vjetra të peshkimit ose blerjen e pajisjeve elektronike në bordin e anijeve të peshkimit, për blerjen e frigorioferëve makina akulli etj.
“Qëllimi ynë është ti japim peshkatarëve asistencën e nevojshme që këto fonde të përthithen nga peshkatarët.
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nga ana e saj ka lehtësuar ndjeshëm dokumentacionin që nevojitet me paraqitjen e projektit. Gjithashtu në dispozicion të aplikuesve, kemi publikuar informacionin dhe në faqen e internetit të ministrisë”, u shpreh gjatë takimit me peshkatarët, zv.Ministri Roland Kristo.
Në fund të takimit, ai bëri apel për dorëzimin sa më parë të projekteve pasi aplikimi mbyllet më 31 janar 2021.{:}