Ministry of Agriculture and Rural Development

Ekonomi takon ambasadorin Italian: Italia partnere kryesore në mbështetjen e sektorit të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u takua sot në ambientet e ministrisë me ambasadorin Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci.
Ministrja Ekonomi vlerësoi gjatë takimit mbështetjen e ambasadës italiane për zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes programeve të implementuara dhe projekteve të tjera të suksesshme që janë zbatuar në bujqësi.
Në fjalën e saj, ministrja Ekonomim tha se Italia mike është një ndër partneret kryesore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ajo vlerësoi gjithashtu dhe rolin e Italisë në lobimin dhe mbështetjen e dhënë në Konferencën e Donatorëve pranë Bashkimit Europian, si dhe mbështetjen e qeverisë italiane për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe ambasadori Italian Fabrizio Bucci diskutuan gjatë takimit dhe fushat prioritare ku do të fokusohet bashkëpunimi dypalësh.
Po ashtu në fokus ishin dhe projektet në zhvillim të financuara nga qeveria italiane, të cilat pas përfundimit të tyre do të kenë një impakt të madh në sektorin e bujqësisë.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpreh gjithë interesin që këto projekte të ecin drejt finalizimit të suksesshmëm”, tha ministrja Ekonomi.
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi vlerësoi dhe rolin e Ambasadëss Italiana ne forcimin e rolit të gruas fermere në bujqësi, përmes projektit GREAT.{:}