Ministry of Agriculture and Rural Development

Ekonomi me ambasadorin spanjoll, diskutohen projektet e përbashkëta në sektorin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi priti sot në një takim ambasadorin e Spanjës në Tiranë z.Marcos Alonso Alonso. Në qendër të bisedimeve ishin vijueshmëria e projekteve të përbashkëta në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Ministrja Ekonomi falenderoi rolin e ambasadorit spanjoll në bashkëpunimet dypalëshe në fushat prioritare si siguria ushqimore.
Në fokus të bisedës ishin dhe projektet në fushën e agrikulturës dhe akuakulturës.
Në sektorin e agrikulturës, konsistojnë në përmirësimin e teknikave të kultivimit në ferma dhe në nxitjen e agropërpunimit.
Kurse në fushën e akuakulturës, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e peshkimit, me fokus peshkun ton dhe açugen.
Ambasadori spanjoll në Shqipëri Marcos Alonso u shpreh gjatë takimit se Spanja do të ofrojë ekspertizën e saj për plotësimin e kritereve të procesit të integrimit për kapitujt 11, 12 dhe 13 të PKIE që lidhen me sektorin e bujqësisë, peshkimit dhe sigurisë ushqimore.{:}