Ministry of Agriculture and Rural Development

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi mori pjesë sot në një takim online me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në SEE, Boban Ilic.
Ky grup i ngritur fillimisht si një rrjet informal në emër të Ministrive të Bujqësisë nga SEE u themelua në vitin 2005 me qëllim organizimin në nivel rajonal për zhvillimin e qëndrueshueshëm rural në rajonin e Evropës Juglindore.
Ministrja Ekonomi theksoi rolin pozitiv të Shqipërisë në këtë organizatë, duke qenë aktive në dhënien e opinioneve në shumë çështje. Ekonomi tha se Shqipëria sikurse vendet e tjera ka angazhuar për organizatën SWG edhe figura që vijnë nga bota akademike e gjithashtu ka bashkëpunuar me Universitetin Bujqësor të Tiranës për shumë cështje që kanë të bëjnë me fokusin e punës së organizatës.

Sipas ministres Ekonomi, Shqipëria ka hedhur dhe idenë e futjes së inovacionit dhe smart tecnology në cooperimin rajonal. Ministrja Ekonomi falenderoi sekretarin e Përgjithshëm të SWG për bashkëpunimin për disa nga çështjet e rëndësishme për Bashkimin Evropian që lidhen me politikën e bujqësisë sidomos CAP comon agriculture policy, për mundësimin e përkthimit të tyre, me qëlllim orientimet specifike sipas karakteristikave të bujqësisë e blegtorisë në secilin vend.
Z.Ilic vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria përmes programit IPARD, përpjekjet e saj në hartimin e draft ligjit të ri për vreshtarinë si dhe punën që po bëhet për vazhdimin dhe implementimin e kërkesave që lidhen me kapitujt e integrimit në fushën e bujqësisë.{:}